Rama nuk e “dorëzon” Ballukun, PS nuk jep autorizimin për arrest

Partia Socialiste ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për autorizim heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut me qëllim arrestimin e saj.

“Ne si maxhorancë, arrijmë në përfundimin se nuk ka vend për dhënien e autorizimit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal, atë të ndalimit të daljes jashtë shtetit me masën më të rëndë, atë të arrestit me burg, apo në shtëpi, të parashikuar nga neni 237 e 238 të Kodit Penal të Kushtetutës.”, tha kreu i komisionit te Ligjeve, Ulsi Manja!

“Nuk ka vend për dhënien e autorizimit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal atë të ndalimit të daljes jashtë shtetit me masën më të rëndë atë të arresti në burg apo në shtëpi. Është e vërtetë që në një shtet të së drejtës lufta kundër korrupsionit janë objektiva legjitim, por këto objektiva duhet të realizohen në përputhje me parimet kushtetuese. Aq më tepër që nuk bëhet fjalë për vepër penale korrupsion. Për këtë arsye, ne si anëtarë të shumicës parlamentare në Këshillin për Mandatet i rekomandojmë seancës plenare dhe ju deputetë, rrëzimin e kërkesës së SPAK për dhënin e autorizimin për arrestimin e Ballukut, mos dhënin e këtij autorizimi. Nga shqyrtimi i materialeve nuk rezulton të jenë evidentuar domosdoshmëri për vendosjen e një mase të tillë në raport me ushtrimin e mandatit parlamentar dhe funksionimin e Kuvendit” tha Manja.

Më tej ai theksoi se “Ky raport nuk e pengon SPAK që të vazhdojë hetimet”, ndërsa shtoi se ‘ka një masë të sigurimit personal atë të ndalimit jashtë shtetit dhe se kjo çështje i takon drejtësisë”.

Deputeti Ulsi Manja në prezantimin e raportit të PS, tha se SPAK po heton lirisht Belinda Ballukun dhe nuk është penguar në ushtrimin e kompetencave. Referuar relacionit të SPAK se pozita penale e Ballukut është rënduar, Manja tha se, “çdo zgjerim i hetimit të ishte një rrethanë e re për rëndim të masave atëherë do të binte që çdo hetim kompleks do të përbënte arsye për paraburgim”.

Lajme të tjera |  'Jep dorëheqjen, s'ka dialog", Rama-protestuesve: Nuk bisedoj me të çartur, përfaqësoj 800 mijë shqiptarë

“Është me interes për publikun të theksohet një fakt me rëndësi, në vlerësimin tonë jemi të bazuar strikt në provat që shoqërojnë kërkesën e prokurorisë së posaçme. Nuk kemi bërë asnjë analizë të shqyrtimit gjyqësor të provave. Roli i kuvendit nuk është formal, por thelbësor. Imuniteti për hetimin dhe ndjekjen penale nuk ekziston pas ndryshimeve kushtetuese në vitin 2012. Deputeti hetohet, ndiqet si cdo shtetas, ndaj tij mund të caktohen masa sigurimi deri tek arresti. Kushtetua ka ruajtur një imunitet procedural të kufizuar për masat që prekin lirinë personale.

Për arrestimin kërkohet autorizim nga Kuvendi, nuk është mburojë penale, por mekanizëm balancues. Deputetja ka një masë sigurie penale, të daljes jashtë shteti. SPAJK po heton lirisht dhe nuk po pengohet në ushtrimin e kompetencave sa i takon hetimit. Sa i takon kërkesës për zëvendësim mase, kompetenca përfundimtare, i takon kuvendit pasi merr një raport rekomandues nga këshilli i mandateve. Pretendimet se kuvendi, pengon drejtësinë, nuk kanë bazë ligjore, por janë pretendime politike. GJK nuk dha një vendim themeli.

SPAK në realicion thotë janë shtuar dhe disa fakte apo episode penale, çka sipas tyre, shtimi i këtyre e shton automatikisht sanksioni e veprës dhe dëmin hipotetik që ka pësuar shteti nga këto procedura. Në vlerësimin tonë si këshill, fakti që çdo zgjerim i hetimit të ishte një rrethanë e re për rëndim të masave atëherë do të binte që çdo hetim kompleks do të përbënte arsye për paraburgim. Ndërkohë që paraburgimi është masa e fundit. Edhe pse janë shtuar rastet vepra mbetet një “shkelje në tendera” nuk ka asnjë vepër të re penale. Pra ky pretendim nuk qëndron. Paraburgimi është i fundit”, tha Manja.

Ulsi Manja ka deklaruar se rreziku i largimit nga vendi i Belinda Balluku nuk ekziston, kjo pasi edhe pse ishte në dijeni të hetimit, ajo është larguar disa herë nga Shqipëria dhe është rikthyer.

Lajme të tjera |  'Jep dorëheqjen, s'ka dialog", Rama-protestuesve: Nuk bisedoj me të çartur, përfaqësoj 800 mijë shqiptarë

“Rreziku i prishjes së provave nuk u provua me fakte reale. Por janë konsiderata që në themel të tyre kanë ish-funksionin e ministres që mbante Belinda Balluku. Po të prishte provat, do të kishte një akuzë të dytë, që është ajo e prishjes së provave. Ndërkohë për arratisjen, ka një procedurë. Rreziku i arratisjes do të duhet të jetë real, dhe jo i supozuar. Balluku, edhe pse ka qenë në dijeni të hetimeve që në gusht, edhe pasi iu njoftua akuza nga SPAK, ajo ka udhëtuar disa herë jashtë shtetit. Përsëri është kthyer në Shqipëri në respekt të masës së sigurimit dhe në respekt të funksionit dhe procedimit penal. Ka udhëtuar në Bukuresh, në Athinë, Romë dhe në të gjithaq rastet është kthyer në Shqipëri, duke rrefkëtuar sjellje të rregullt ndaj autoriteteve. Ka dorëzuar mjetet e identifikimit. Edhe kartën e re të identitetit, që ka dalë pasi ka dalë masa, sapo është marrë në dorë nga deputetja, mbrojtja e saj e ka dorëzuar. Ju e dini që me kartën lëvizet në rajon. Pretendimi se sanksioni penal, shtimi i sanksionit, hipotetikisht që mund të çoje në arratisje, bie poshtë. Dhe ky pretendim nuk qëndron. Mbi pretendimin e përsëritjes së veprës penale, këtu s’dua të ndaloj, pasi rreziku kërkon të jetë real dhe jo hipotetik. Edhe ky pretendim nuk qëndron. Ne si maxhorancë, arrijmë në përfundimin se nuk ka vend për dhënien e autorizimit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal, atë të ndalimit të daljes jashtë shtetit me masën më të rëndë, atë të arrestit me burg, apo në shtëpi, të parashikuar nga neni 237 e 238 të Kodit Penal të Kushtetutës.”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us