“Turp! Ilir Dajën nuk e duan më lojtarët, të japi dorëheqjen,” tifozët e Dinamos “SHPËRTHEJNË” kundër ekipit

Ndryshe nga sa ndodhi vitin e kaluar kalendarik, ku Dinamoi fitoi Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë, pa harruar ecurinë pozitive në Conference League, ekipi i Ilir Dajës në 2026-tën ka ndryshuar “identitet”.

Sonte, skuadra dinamovite u mposht nga Teuta në “Air Albania”, ndërsa nuk e goditën kuadratin mikë më shumë se 2 herë, tregues e kreativitetit të dobët para portës, ndërsa pësuan gol në të vetmin rast të rrrezikshëm të Teutës.

Tifozët e “bluve” kanë “shpërthyer” në komentet te faqja zyrtare e klubit në “Facebook”. Një prej komentuesëve shkruan: “Dajën nuk e duan më lojtarët dhe duket hapur se nuk ka mundësi ndryshe.

Për të mirën e vetë dhe të ekipit, duhet të japi dorëheqjen. Se s’ka mundësi, po më këta lojtar ishim në luftë për titull e tani nuk dimë as me të bëjmë 2 pasime”.

Fraza me shpeshtë në komente është “turp”, faktorë që lidhjet me gjendjen e vështirë ku ndodhet skuadra kryeqytetase. Me këtë ritëm, do të jetë shumë e vështirë që Dinamo të kap vendin e 4-të, pozitë që të dërgon në Final Four.

“Turp! Ilir Dajën nuk e duan më lojtarët, të japi

Komentet në llogarinë e Dinamos, Facebook
Lajme të tjera |  Disfata e Kombëtares në miqësoren me Izraelin, Mario Mitaj nuk fshihet: Test pozitiv për gjendjen ku jemi, gjërat negative do t'i përmirësojmë rrugës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us