Berisha nuk i ndahet sulmeve ndaj Salianjit: “Nuk është i denjë për në Kryesinë e PD-së”

Pas deklaratës së sotme të deputetes demokrate, Jorida Tabaku, e cila gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Shkodër tha se PD-ja nuk e ka luksin të humbasë asnjë figurë të saj, duke iu referuar Ervin Salianjit, ka reaguar edhe kryetari i PD, Sali Berisha.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se Tabaku ka thënë mendimin e saj, por ai vetë ka shkuar edhe më tej me sulmet ndaj Salianjit.

“Salianji është vetë përjashtuar, kjo është kur janë shkelur në mënyrë flagrante ato që thotë Statuti. Për dijeni, ai nuk ka patur asnjë funksion, as në Këshillin Kombëtar, as në Kryesi. Për ta respektuar, pasi doli nga burgu, u përfshi në Kryesi, dhe tregoi se nuk ishte i denjë. U vetëpërjashtua me veprimit që bëri. Nuk ka bashkëpunim me krimin, nuk e falim”, tha ai.

Lajme të tjera |  Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us