JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Trump për Iranin

Një bisedë telefonike e tensionuar është zhvilluar të hënën mes zëvendëspresidentit amerikan JD Vance dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, raportoi Axios. Sipas raportimit, Vance ka kritikuar ashpër Netanyahun, duke e akuzuar se i ka “shitur” presidentit Donald Trump idenë e një lufte “të lehtë” kundër Iranit.

Sipas burimeve, Vance ka vënë në dyshim mënyrën se si Netanyahu e kishte paraqitur si shumë të mundshme një ndryshim regjimi në Iran.

“Para luftës, Bibi ia kishte prezantuar presidentit si diçka të lehtë, duke e bërë ndryshimin e regjimit të dukej shumë më i arritshëm sesa ishte realisht. Zëvendëspresidenti kishte një pasqyrë të qartë për disa nga këto deklarata”, citohet të ketë thënë një zyrtar amerikan për Axios, duke përdorur nofkën e Netanyahut.

Lajme të tjera |  Jennifer Lopez, koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar për momentin, kërkoi 2 milionë euro garanci nëse do kishte protesta

Pas telefonatës, një tjetër zyrtar amerikan deklaroi se Izraeli po minon rolin e Vance, i cili ka marrë një rol kyç në përpjekjet për arritjen e një armëpushimi me Iranin. Vance, i njohur për qëndrimet e tij kundër luftërave të zgjatura jashtë vendit, është i përfshirë në negociata së bashku me negociatorët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

I njëjti burim akuzoi Izraelin se qëndron pas raportimeve sipas të cilave Irani kërkon të negociojë drejtpërdrejt me Vance, duke e konsideruar atë më fleksibël për arritjen e një marrëveshjeje për përfundimin e konfliktit.

“Është një operacion izraelit kundër JD-së”, tha zyrtari amerikan për Axios, ndërsa mediumi thekson se nuk ka prova konkrete për një pretendim të tillë.

Lajme të tjera |  Paketa e Maleve, Rama nga Thethi: S'ka anulim. Do të sqarojmë të gjitha të pavërtetat

Në të njëjtin raportim citohet edhe një zyrtar tjetër amerikan, sipas të cilit Vance shihet si figura më e mundshme për të arritur një marrëveshje me Iranin.

“Nëse iranianët nuk arrijnë të bëjnë marrëveshje me Vance, atëherë nuk do të arrijnë me askënd. Ai është opsioni më i mirë që kanë”, deklaroi një zyrtar i lartë amerikan për Axios.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us