Një qytetar tërhiqet zvarrë teksa ishte në të drejtën e tij duke protestuar jashtë kufirit të pronës, gura dhe spraj piperi ndaj protestuesëve dhe efektivëve të Policisë së Shetit nga punonjës të kompanisë private “Major Security”-kjo ishte panorama e 30 majit në Zvërnec, Vlorë, skenë e cila duket se nuk është parë nga ‘syri’ i Partisë Demokratike.
Opozita duhet të shprehet qoftë pro ose kundër këtij ndërtimi por pikë se pari duhet të reagojë për incidentet gjatë protestës. Skena e dhunshme është denoncuar nga vetë deputetë të Partisë Socialist, dy nga qarku i Vlorës, Ardit Bido e Briseida Çakërri dhe nga ai i Tiranës, Erion Braçe, po opozita ku është?
Opozita ka rolin kryesor në demokraci, ku supozohet të monitorojë atë çfarë ndodh brenda një qeverisjeje dhe të denoncojë shkeljet duke mbrojtur të drejtat e qytetarëve. Rolin e Partisë Demokratike duket se e ka marrë në dorë ajo Socialiste, deputetët e të cilës kanë dënuar aktin e dhunshëm dhe po kërkojnë hetimin e plotë nga autoritetet.
Ndërkohë në rrjete kanë qarkulluar thirrje për protesta, një prej të cilave pritet të zhvillohet sot në Tiranë para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe një tjetër në datën 1 qershor nën moton ‘Për drejtësi, siguri dhe llogari’! Megjithatë opozita e cila prej kohësht tashmë ka zhvilluar një sërë protestash kombëtare dhe tubimesh politike në Tiranë dhe rrethe, ku denoncon çështjet, rasti i Zvërnecit ka kaluar pa u prekur dhe pa asnjë reagim mbështetjeje nga demokratët.
Deri në këto momente teksa po mbyllen 24 orë nga imazhet e rënda, askush nuk e ka dijeninë çfarë orientimi ka kampi blu





