Një qytetar u mor zvarrë, deputetët e PS reagojnë, thirrje për protesta-Ku është opozita?

Një qytetar tërhiqet zvarrë teksa ishte në të drejtën e tij duke protestuar jashtë kufirit të pronës, gura dhe spraj piperi ndaj protestuesëve dhe efektivëve të Policisë së Shetit nga punonjës të kompanisë private “Major Security”-kjo ishte panorama e 30 majit në Zvërnec, Vlorë, skenë e cila duket se nuk është parë nga ‘syri’ i Partisë Demokratike.

Opozita duhet të shprehet qoftë pro ose kundër këtij ndërtimi por pikë se pari duhet të reagojë për incidentet gjatë protestës. Skena e dhunshme është denoncuar nga vetë deputetë të Partisë Socialist, dy nga qarku i Vlorës, Ardit Bido e Briseida Çakërri dhe nga ai i Tiranës, Erion Braçe, po opozita ku është?

Opozita ka rolin kryesor në demokraci, ku supozohet të monitorojë atë çfarë ndodh brenda një qeverisjeje dhe të denoncojë shkeljet duke mbrojtur të drejtat e qytetarëve. Rolin e Partisë Demokratike duket se e ka marrë në dorë ajo Socialiste, deputetët e të cilës kanë dënuar aktin e dhunshëm dhe po kërkojnë hetimin e plotë nga autoritetet.

Lajme të tjera |  "Banoj te 313-ta, jam beqar"/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Kryemadhi s’ka pse mban përgjegjësi për CEZ-DIA

Ndërkohë në rrjete kanë qarkulluar thirrje për protesta, një prej të cilave pritet të zhvillohet sot në Tiranë para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe një tjetër në datën 1 qershor nën moton ‘Për drejtësi, siguri dhe llogari’! Megjithatë opozita e cila prej kohësht tashmë ka zhvilluar një sërë protestash kombëtare dhe tubimesh politike në Tiranë dhe rrethe, ku denoncon çështjet, rasti i Zvërnecit ka kaluar pa u prekur dhe pa asnjë reagim mbështetjeje nga demokratët.

Deri në këto momente teksa po mbyllen 24 orë nga imazhet e rënda, askush nuk e ka dijeninë çfarë orientimi ka kampi blu

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us