Klubi i Lazios ka nisur të ndërtojë skuadrën për sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit të ri, Gennaro Gattuso. Teksa pritet vetëm zyrtarizimi i teknikut italian, drejtuesit bardhekaltër po punojnë për të përforcuar repartin sulmues dhe jo vetëm.
Kartoni i Brojës vlerësohet rreth 12 milionë euro, megjithatë një transferim i mundshëm mund të realizohet edhe nëpërmjet formulës së huazimit. Profili i sulmuesit shqiptar pëlqehet nga Gattuso, i cili e konsideron atë një alternativë të vlefshme për repartin e avancuar.
Ndërkohë, Lazio po monitoron edhe situatën e Sebastiano Esposito, duke mbajtur të hapura disa pista për sulmin.
Nuk është hera e parë që emri i Brojës lidhet me një kalim në elitën e futbollit italian. Në sezonet e fundit, interes për të kanë shfaqur edhe klube të rëndësishme si Milani dhe Napoli.





