Protesta e 5-të për Zvërnecin! Vargu i qytetarëve s’ka fund…fëmijë e gra në rresht të parë: Revolucion, dorëheqje

Qytetarët janë mbledhur sërish në Tiranë, në protestën e pestë radhazi kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec. Me flamuj dhe pankarta në duar, ata janë mbledhur për të vijuar marshimin drejt Kryeministrisë. Numri i qytetarëve shihet të jetë më i madh ku veç atyre në shesh, shumë të tjerë po presin në anët e bulevardit për t’u bërë bashkë.

‘Porsi ne Shipëria do të jetë e re’, ‘Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhëtarëve’, ‘Rama në burg, Berisha në burg’-janë disa nga mesazhet në pankartat e qytetarëve.

“Nuk ka dialog, vetëm dorëheqje!”, “Zvërneci nuk preket!” dhe “Revolucion!” ishin disa nga thirrjet dhe brohorimat që u dëgjuan nga protestuesit gjatë grumbullimit në qendër të Tiranës.

Marshimi ka nisur me parullën e madhe: Studentët nuk harrojnë.

Lajme të tjera |  A do vazhdoj protesta kundër Ramës dhe Berishës nëse Ivanka Trump tërhiqet nga projekti?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us