Investimi 100 mln dollarë i ‘Osmanit’, çfarë parashikon projekti prej 158 hektarësh në Vlorë

ZËRI raportoi më herët për transferimin e 88.5 hektarëve tokë shtetërore në Vlorë në dispozicion të kompanisë “RAMS Albania” pjesë e korporatës ndërkombëtare “RAMS Global”, nga ana e qeverisë për ndërtimin e një zone të lirë ekonomike “Vlora TEDA/RAMS Free Zone”. Sipërfaqja e konsiderushme me vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave i kalon Fondit të Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike. Por çfarë është ky projekt?

Bazuar kërkmimeve të ZËRI-t Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi statusin “investim strategjik me procedurë të veçantë” për projektin “Vlorë TEDA/RAMS Free Zonestatusin e Investimit Strategjik në shkurt të këtij viti. Projekti i propozuar nga Rams Albania sh.p.k., parashikon zhvillimin e një zone të integruar ekonomike në Vlorë, e konceptuar si park industrial dhe teknologjik me komponentë të automatizimit, inteligjencës artificiale dhe prodhimit të lehtë industrial.

Vlera e parashikuar e investimit është rreth 100 milionë dollarë.  Hapësirat brenda zonës do të jepen me qira për operatorë të ndryshëm ekonomikë.

 

Investimi 100 mln dollarë i 'Osmanit', çfarë

Në vendimin e siguruar nga ZËRI, thuhet se statusi strategjik jepet për një periudhe prej 4 vjetësh, i kushtëzuar me zbatimin e planit të veprimit. Sipas të dhënave të bëra publike më herët, projekti i plotë parashikon një zonë prej rreth 158 hektarësh në Vlorë. Nga kjo sipërfaqe, pjesa më e madhe përbëhet nga tokë shtetërore, ndërsa pjesë të tjera përfshijnë prona private dhe zona me të dhëna kadastrale që kërkojnë saktësim. Konkretisht reth 86.5 hektarë janë të identifikuar si pronë shtetërore, 65.4 hektarë si pronë private dhe 6.3 hektarë pa të dhëna të plota kadastrale.

Por ky nuk është parku i parë teknologjik të cilit i jepet leja e zhvillimit. Më 27 mars 2024 qeveria dha për projektin ‘Durana’ një sipërfaqe me 140.000 m2 në Xhafzotaj në Durrës. Parku teknologjik “Durana” u krijuar më 20 shkurt 2025, me qëllim tërheqjen e investimeve vendase dhe të huaja për kompanitë e IT, universitete apo nomadë digjitalë. Me të njetin qëllim si projekti i parashikuar në Vlorë, ku pritet që zona të jepet për operatorë të ndryshëm ekonomie, edhe tek Durana Park janë bërë pjesë 50 kompani të lidhura me AKSHI-n të cilat sjellin risi në fushën e teknologjisë dhe informacionit dhe do të punësojnë mijëra të rinj, gjë që deri tani nuk ka ndodhur.

Lajme të tjera |  "Digjet" Europa, qendra e Shqipërisë, zona më e goditur nga vala e të nxehtit

Teksa dy vite kanë kaluar dhe Durana Park vepron vetëm virtualisht, e përfshirë edhe në debate parlamentare dhe hetime nga SPAK nëse projekti është përdorur për favorizim dhe shmangie taksash në funksion të të njëjtëve aktorë të përfshirë në dosjen AKSHI, mbetet për tu parë nëse në Vlorë do të kemi një zonë fizike dhe si do të operojë ajo.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us