Paloka “hap krahun”, Berisha propozon: Një grua në krye të Këshillit! Kush janë dy kandiadatet (EMRA-FOTO)

Anëtarët e Këshillit të Partisë Demokratke do të zgjedhin mes Julia Emirit dhe Silva Hasës. Emrat e tyre u prezantuan nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Këshillit këtë të mërkurë.

Bëhet fjalë për dy zonja, figura jo shumë aktive politikisht, por që vijnë nga angazhimi në PD.

Julia Emiri është aktore me profesion dhe prej disa vitesh është e angazhuar në Partinë Demokratike. Ajo është bërë e njohur edhe për aktivizimin e saj në grupin për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, duke qenë pjesë e protestave dhe nismave qytetare në mbështetje të kësaj çështjeje.

Nga ana tjetër, Silva Hasa, ishte kandidate për deputete e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në qarkun e Fierit. Me angazhimin e saj në strukturat politike të PD-së, ajo është propozuar tashmë për të qenë pjesë e forumit më të lartë vendimmarrës të partisë mes dy kuvendeve.

Edi Paloka, kryetar i Këshilli Kombëtar deri tani, vendosi të mos rikandidonte më për këtë post.

Lajme të tjera |  Korriku përvëlues, Porja: Do thyhen rekordet e qershorit, temperaturat mund të arrijnë deri në 43 gradë

Ndërkohë, aktualisht ka nisur votimi brenda selisë blu. Komisioni zgjedhor që do të menaxhojë procesin e votimit në Këshillin Kombëtar do të drejtohet nga kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Ivi Kaso dhe Nada Meçorapja do të jenë anëtarë të Komisioni, pasi morën votëbesimin e anëtarëve të Këshillit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us