Armando Broja nuk do të transferohet te Cagliari në Serie A. Pavarësisht zërave të shumtë gjatë ditëve të fundit, është gazetari italian Alfredo Pedulla që pa hedhur poshtë idenë e kalimit të sulmuesit shqiptarë në Itali.
Sipas Pedulla, Cagliari nuk është interesuar kurrë për 25-vjeçarin e Kombëtares shqiptare, madje nuk e ka pasur në listat e objektiëve. Kështu, Armando Broja mbetet ende në “ajër” me një të ardhme të paqartë, pas rënies së Burnley nga Premier League.
Klubi anglez duket se po pret të emërojë trajnerin e ri dhe më pas të zgjidhë problemin e largimeve dhe afrimeve. Nuk dihet ende nëse Broja do të jetë në planet e “timonierit” të ri të ekipit anglez.





