Tmerri i temperaturave të larta: Mbi 1 mijë viktima brenda pak ditëve (dhe e keqja sa ka filluar)

Mbi 1 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave ekstreme në Spanjë, ndërsa vendi ka regjistruar gjashtëmujorin e parë më të nxehtë në histori, sipas autoriteteve.

Instituti Shëndetësor “Carlos III” njoftoi se gjatë muajit qershor janë regjistruar 1,028 viktima të lidhura me të nxehtin, më shumë se dyfishi i 407 rasteve të raportuara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky është gjithashtu numri më i lartë i vdekjeve nga i nxehti për muajin qershor që prej vitit 2015.

Kulmi i valës së të nxehtit u arrit më 23 qershor, kur rreth 73 për qind e popullsisë së Spanjës u ekspozua ndaj rrezikut të lartë për shëndetin.

Agjencia Kombëtare Meteorologjike e Spanjës (AEMET) bëri të ditur se qershori ishte muaji i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në vend, me një temperaturë mesatare 3.2 gradë Celsius mbi normalen.

Vala e të nxehtit ka përfshirë një pjesë të madhe të Evropës, me temperatura që kanë kaluar 40 gradë Celsius në Francë, Gjermani dhe gjithashtu në vendet e Ballkanit. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se mbi 1,300 persona kanë humbur jetën në kontinent si pasojë e temperaturave ekstreme.

Lajme të tjera |  “Kemi zbuluar kush i sponsorizon protestuesit”, Vengu: Ç’taksirat kishin dy zonja deputete të sulmoheshin fizikisht?!

Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, tha se kushtet aktuale janë një “provë gjenerale” për një të ardhme ku valët e të nxehtit do të bëhen më të shpeshta, më të forta dhe më të zgjatura, ndërsa Evropa po ngrohet me më shumë se dyfishin e mesatares globale.

Ai paralajmëroi se mungesa e përgatitjes së duhur për ngjarjet ekstreme të të nxehtit mund të çojë në rritje të ndjeshme të vdekjeve, veçanërisht tek grupet më të rrezikuara si të moshuarit, punëtorët që punojnë në ambiente të jashtme dhe personat me sëmundje kronike.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us