Ndryshime të shumta në drejtimin e ushtrisë greke

Këshilli Qeveritar Kombëtar i SIgurisë në Greqi ka vendosur ndryshime në drejtimin ushtarak të vendit.

Gjeneral lejtnant Dimitrios Houpis, ish-komandant i Komandës së Luftës Speciale, merr rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare Helenike. Gjeneral Lejtnant Georgios Kostidis cakohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ndërkohë ish-nënadmirali i Marinës Helene, Dimitrios Kataras merr pozicionin e Shegit të Shtabit të Përgjithshëm të Marinës.

Në krye të Flotës Helene është caktuar kundëradmirali Polychronis Koulouris. Ndryshime janë bërë ‘edhe në Forcën Ajrore.

“Është e dukshme se zhvillimet në fjalë do të kenë nevojë për korrigjime në nivele më të ulëta. Lidershipi i ri përfshin kryesisht individë të diplomuar në Akademitë Ushtarake në vitin 1987”,shkruan gazeta “Kathimerini”.

Kryeministri i vendit, Kyriakos Mitsotakis, ka vlerësuar shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare Helenike, që lë detyrën, Konstantinos Floros në një periudhë që është karakterizuar nga paparashikueshmëria gjeopolitike.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us