Muçi drejt Anglisë, turqit e bëjë fakt të kryer! Aston Vila dhe një klub tjetër i Premier Ligës bëjnë oferta zyrtare

Ernest Muçi mund të bëjë shumë shpejt realitet ëndrrën e tij për të luajtur në kampionatin anglez të futbollit. Mediat turke raportojnë se më në fund klubi i Beshiktashit ka marrë oferta zyrtare nga dy klube të Premier Ligës, të cilat janë të gatshme të nënshkruajnë me futbollistin shqiptar.

Raportohet se oferta e parë që i ka ardhur klubit turk është nga një klub i cili ka ofruar 15 milionë euro për Muçin dhe një rrogë prej 3 milionë eurosh në sezon për vetë futbollistin për ta bindur. Beshiktashi ishte gati të pranonte këtë ofertë, kur brenda ditës i ka ardhur edhe një tjetër, ajo e Aston Vilës e cila kërkonte Muçin si “paketë” bashkë me Semih Kiliçsoj.

Lajme të tjera |  Tjetër kompeticion evropian në Shqipëri, FSHF mirëpret raundet e para të kualifikueseve

Për Kiliçsoj, klubi anglez është gati të paguajë 30 milionë euro, ndërsa vlerëson Muçin 12 milionë euro. Negociatat mes palëve vazhdojnë, por duket se Beshiktashi është shumë i interesuar për të shitur Muçin duke parë lëvizjet që ka bërë në merkato dhe planin që ka për të kthyer përsëri brazilianin Taliska në ekip.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us