Miratohet bonusi 5 mijë lekē për pensionistët për festat e fundvitit

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajtime financiare me bonusin e fundvitit, në masën 5 mijë lekë, me një fond total prej 3.5 miliardë lekësh.

Lajmin e bēri tē ditur nē rrjetet sociale Ministri  i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete.

“Bonusi i fundvitit do të shpërndahet së bashku me pensionet mujore gjatë muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Shpërblimi mund të tërhiqet nga përfituesit edhe pas festave të fundvitit.

Ky është bonusi i dytë që jepet brenda këtij viti, pas atij të akorduar në muajin prill, nga i cili do të përfitojnë rreth 700 mijë pensionistë, por edhe kategori të tjera, që përfitojnë trajtime financiare.

Në tre vitet e fundit, për indeksimin e pensioneve janë alokuar 25 miliardë lekë, të cilat me buxhetin e parashikuar për vitin e ardhshëm arrijnë në afro 30 miliardë lekë dhe me efekt të përhershëm në buxhetin e shtetit”,  shkroi Mete.

Lajme të tjera |  “Nuredin Seci ka ç’aktivizuar kontaktet”/ Kompania amerikane flet për AP: Po lobojmë për non-gratën e Berishës!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us