Rama shpërndan titujt e pronësisë në Himarë: Përmbyllim zotimin për shtëpitë në zonat me probleme, në 6 muaj u krye puna që pritej prej vitesh

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Himarë, ku po shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara në zonat me probleme.

Ai theksoi se ky proces nuk ka qenë aspak i lehtë, por falë punës intensive është realizuar ky proces.

Shefi i qeverisë vlerësoi kryebashkiakun e Himarës Vangjel Tavon, i cili sipas tij ka meritat kryesore për realizimin e këtij premtimi. Ai theksoi se pas kësaj, fokusi i radhës i punës do jetë për AMTP-të.

“Ky proces nuk ka qenë aspak I lehtë. Ne do të vazhdojmë me AMTP-të, që janë një tjetër sfidë më vete si rezultat i problematikash, që e kemi thënë, e kemi shpjeguar, që të gjithë e dimë, pasi zona e Himarës, ashtu dhe disa zona të tjera të Shqipërisë kanë pasur problem të trashëguara si rezultat edhe i mungesës së azhurnimeve dhe i shumë mbivendosjeve.

Në 6 muaj kemi bërë atë që pritej prej shumë e shumë vitesh dhe kemi arritur që të gjithë bazën e punës së bërë në kohë e mëparshme, ta shfrytëzojmë për ti dhënë ritëm procesit. Merita e metriteve në këtë punë i takon vetëm Vangjel Tavos. Keni kapur Vangjelin e duhur, mos e lëshoni, se po qe për punë, një Vangjel ka kjo zonë”, tha kryeministri.

Lajme të tjera |  SPAK sekuestron një vilë në Dhërmi për të cilën dyshon se është në pronësi të Ballukut, shtohen dy akuza të reja

Ai premtoi investime të tjera në Himarë në infrastrukturë, që sipas Ramës do të krijojnë mundësi të reja për ekonominë e banorëve.

“Do shikoni projekte të reja që do nisim, në mënyrë që ti japim vlerë çdo metri katror, çdo shtëpie, apartamenti duke përmirësuar apartamentin dhe duke rritur cilësinë e jetës përmes investimeve përmes  parkimeve publike.

Kemi një plan të ndërhyjmë në qendër të Himarës dhe ku fare mirë ku mund të bëhet një qendër shumë e bukur, për ta çliruar edhe më shumë energjinë, që mund të çlirojë qyteti dhe që brenda qyteti të jetë i vizitueshëm, të ketë më shumë njerëz dhe të këtë më shumë ekonomi”, theksoi Rama.

Lajme të tjera |  Protesta e 5-të për Zvërnecin! Vargu i qytetarëve s'ka fund...fëmijë e gra në rresht të parë: Revolucion, dorëheqje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us