VIDEO/ Përfundon gjithçka në “Niko Dovana”, Teuta dhe Bylisi prodhojnë shumë për vetëm 1 pikë

TEUTA – BYLIS 0-0

Ka përfunduar në paqe ky vit në Superiore për Teutën dhe Bylisin. Të dy ekipet u ndanë në një barazim 0-0 në ‘Niko Dovana’, në një sfidë shumë të luftuar.

Si klubi ballshiot, ashtu edhe ai durrsak dyluftuan, krijuan shumë po në fund asnjë gol nuk u realizua. Shumë raste për asgjë në Durrës.

Me paraqitjen e të dyja ekipeve, barazimi është rezultati më i drejtë duke parë atë çfarë prodhuan. Në takimin e sotëm, portierët e secilës skuadër pritën disa goditje të cilat mund të ishin fatale.

Kjo pikë dëmton më shumë Teutën, me Martinin që e sheh veten më larg Final Four tani.

Superiore: Java e 19-të

Stadiumi: “Niko Dovana”

Arbitër: Albert Doda

VIDEO/ Përfundon gjithçka në "Niko Dovana", Teuta dhe

Arbitri i Teuta-Bylis

Formacionet Zyrtare:

TEUTA: Tafas, Marku, Jazxhi, Simeu, Kruja, Kotobelli, Beqja, Lloci, Boçi, Toma, Torraj. Trajner: Edi Martini.

BYLIS: Hasanbelli, Gjata, Përndreca, Aboubacar, Ruçi, Malomo, Ofori, Berko, Marku, Përgjoni. Abazaj. Trajner: Nevil Dede.

LIVE:

1′- Nis takimi përmbyllës i javës së Superiores. Teuta ndeshet me Bylisin në Durrës.

Lajme të tjera |  Benfica "zyrtarizon" Mourinhon te Real Madrid, ja sa do të përfitojnë nënkampionët nga prishja e kontratës

4′- Ruçi harkon në zonë pas një goditjeje dënimi. Bylisi mbete në gjysëmfushën e kundërshtarëve.

14′- Faull në sulm nga ana e Tomës.

15′- Torraj fiton dyluftimin me Markun.

16′- Gjata humb shansin të godas pasi ndiqet këmba-këmbës nga Simeo.

20′- Abazaj përplaset me lojtarin e Teutës, pas vijave kufizuese.

VIDEO/ Përfundon gjithçka në "Niko Dovana", Teuta dhe

Abazaj

24′- Bylisi rrezikon portën e Teutës, pas një devijimi të goditjes ndaj Tafas.

Rreziku nga Bylisi

27′- Dëmtohet Gjata pas një përplasjeje kokë më kokë.

VIDEO/ Përfundon gjithçka në "Niko Dovana", Teuta dhe

Gjata

31′- Torraj ndëshkohet me të verdhë pasi i ndërhyri keq Malomos.

Karton i verdhë për Torrajn

40′- Boçi fenomenal, ndal kundërsulmin tek pull ndaj Malomos së Bylisit.

45′- Akordohet 1 minutë plus.

45+1′- Mbyllet pjesa e parë. Mes drithërimash, pasi Berko humbet shans të pabesueshëm me portën e boshatisur.

VIDEO/ Përfundon gjithçka në "Niko Dovana", Teuta dhe

Godet Gjata, pastaj Berko humbet rastin

46′- Nis sfida sërish. Teuta e Bylisi luajnë nën shoqërinë e reshjeve të shiut.

59’- Boçi i Teutës ndjen një shqetësim, lojtari lë momentalisht fushën e lojës.

Lajme të tjera |  I papërmbajtshëm përballë Izraelit, Rolando Maran "sms" Thomas Strakoshës me aktivizimin e ish-it të kampionëve

62’- Teuta shpëton mrekullisht nga një krosim, Hasanbelli del të grushtojë topin dhe Marku devijon në këndore.

64′- Boçi godet lart me kokë, Bylisi i falet portierit për atë pritje.

Rast i artë i Boçit

67′- Simeo, që u shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’ në sfidën e kaluar të Teutës, kryen faull në sulm.

70′- Gjata mbetet i shtrirë në tokë, Nevil Dede nuk ndërhyn me ndërrim.

73′- Berko largohet nga loja. Ndërrohet nga Dede me Wallison.

81′- Boç dëmtohet. Del nga fusha duke çaluar.

81′- Kapiteni Abazaj e dërgon topin në korner për durrsakët, ata nuk sjellin gjë nga kjo mundësi.

89′- Simeo nuk merret vesh me Jazxhin se kush do të mbyll Sulovarin, ky i fundit shtrihet pëtokë dhe kërkon 11 metërsh për Bylisin.

Sulovari

90′- Jepen 5 minuta mbi kohën normale.

92′- Wallison pason për Gjatën, Bylisi fiton korner.

90+5′- Teuta e Bylisi marrin nga 1 pikë në sfidën mbyllur 0-0.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us