TEUTA – BYLIS 0-0
Ka përfunduar në paqe ky vit në Superiore për Teutën dhe Bylisin. Të dy ekipet u ndanë në një barazim 0-0 në ‘Niko Dovana’, në një sfidë shumë të luftuar.
Si klubi ballshiot, ashtu edhe ai durrsak dyluftuan, krijuan shumë po në fund asnjë gol nuk u realizua. Shumë raste për asgjë në Durrës.
Me paraqitjen e të dyja ekipeve, barazimi është rezultati më i drejtë duke parë atë çfarë prodhuan. Në takimin e sotëm, portierët e secilës skuadër pritën disa goditje të cilat mund të ishin fatale.
Kjo pikë dëmton më shumë Teutën, me Martinin që e sheh veten më larg Final Four tani.
Superiore: Java e 19-të
Stadiumi: “Niko Dovana”
Arbitër: Albert Doda
Formacionet Zyrtare:
TEUTA: Tafas, Marku, Jazxhi, Simeu, Kruja, Kotobelli, Beqja, Lloci, Boçi, Toma, Torraj. Trajner: Edi Martini.
BYLIS: Hasanbelli, Gjata, Përndreca, Aboubacar, Ruçi, Malomo, Ofori, Berko, Marku, Përgjoni. Abazaj. Trajner: Nevil Dede.
LIVE:
1′- Nis takimi përmbyllës i javës së Superiores. Teuta ndeshet me Bylisin në Durrës.
4′- Ruçi harkon në zonë pas një goditjeje dënimi. Bylisi mbete në gjysëmfushën e kundërshtarëve.
14′- Faull në sulm nga ana e Tomës.
15′- Torraj fiton dyluftimin me Markun.
16′- Gjata humb shansin të godas pasi ndiqet këmba-këmbës nga Simeo.
20′- Abazaj përplaset me lojtarin e Teutës, pas vijave kufizuese.
24′- Bylisi rrezikon portën e Teutës, pas një devijimi të goditjes ndaj Tafas.
Rreziku nga Bylisi
27′- Dëmtohet Gjata pas një përplasjeje kokë më kokë.
31′- Torraj ndëshkohet me të verdhë pasi i ndërhyri keq Malomos.
Karton i verdhë për Torrajn
40′- Boçi fenomenal, ndal kundërsulmin tek pull ndaj Malomos së Bylisit.
45′- Akordohet 1 minutë plus.
45+1′- Mbyllet pjesa e parë. Mes drithërimash, pasi Berko humbet shans të pabesueshëm me portën e boshatisur.
46′- Nis sfida sërish. Teuta e Bylisi luajnë nën shoqërinë e reshjeve të shiut.
59’- Boçi i Teutës ndjen një shqetësim, lojtari lë momentalisht fushën e lojës.
62’- Teuta shpëton mrekullisht nga një krosim, Hasanbelli del të grushtojë topin dhe Marku devijon në këndore.
64′- Boçi godet lart me kokë, Bylisi i falet portierit për atë pritje.
Rast i artë i Boçit
67′- Simeo, që u shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’ në sfidën e kaluar të Teutës, kryen faull në sulm.
70′- Gjata mbetet i shtrirë në tokë, Nevil Dede nuk ndërhyn me ndërrim.
73′- Berko largohet nga loja. Ndërrohet nga Dede me Wallison.
81′- Boç dëmtohet. Del nga fusha duke çaluar.
81′- Kapiteni Abazaj e dërgon topin në korner për durrsakët, ata nuk sjellin gjë nga kjo mundësi.
89′- Simeo nuk merret vesh me Jazxhin se kush do të mbyll Sulovarin, ky i fundit shtrihet pëtokë dhe kërkon 11 metërsh për Bylisin.
Sulovari
90′- Jepen 5 minuta mbi kohën normale.
92′- Wallison pason për Gjatën, Bylisi fiton korner.
90+5′- Teuta e Bylisi marrin nga 1 pikë në sfidën mbyllur 0-0.





