Dinamo kampione dimri, Partizani ndjek Ilir Dajën si para 16 vitesh (RENDITJA)

Kampionati “Abissnet Superiore” uli siparin për vitin 2024, teksa të premten, të shtunën dhe të dielën u luajtën ndeshjet e javës së 19-të.

Partizani u rikthye te fitorja në “Arenën e Demave”. Të kuqtë mundën Vllazninë 2-0 dhe renditen të dytët me 33 pikë.

Një fitore shumë të rëndësishme arriti edhe Laçi, pasi mundi Tiranën në shtëpi 3-1.

AF Elbasani triumfoi në transfertë ndaj Skënderbeut me rezultatin 2-0. Dinamo City e mbylli në vendin e parë me 34 pikë, pasi arriti një fitore të madhe në “Elbasan Arena” 2-1 ndaj Egnatias.

Java e 19-të u mbyll me ndeshjen Teuta-Bylis. Në stadiumin “Niko Dovana” ndeshja u mbyll në barazim 0-0.

Dinamo kampione dimri, Partizani ndjek Ilir Dajën si para 16 vitesh

Renditja e Superiores për pauzën dimërore
Lajme të tjera |  Tifozi me ‘fytyrën flamur’ bën parashikimin: Shqipëri-Serbi 3-1! Detajet kuqezi në veshjen e tij që tërheqin vëmendjen

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us