Kryeministri Edi Rama e ka quajtur Sali Berishën “katran me diplomë mjeku”, që sipas tij ka kapur për fyti Partinë Demokratike.
Po ashtu, Rama u shpreh se prej çerek shekulli Sali Berisha fabrikon akuza të paqenë ndaj tij.
Kreu i qeverise deklaroi se akuzat qe iu ben ndaj te vellait si i perfshire ne trafik droge nuk jane goditja e pare, dhe as e fundit.
“Kjo nuk është goditja e parë e këtij lloji për mua s’ka se si të jetë as e fundit nga një parti e ashtuquajtur demokratike, që është pengu historik i një katrani me bojë, i cili e ka kapur për fyti atë parti, qysh në lindje të saj dhe e ka përdorur si një zorrë private, për të jashtëderdhur në publik të gjitha nevojat e një lufte politike vulgare, pa asnjë respekt për të vërtetën, për njeriun, për Shqipërinë dhe gjuhën shqipe.
Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore. E kanë fabrikuar dhe publikuar edhe kartelën, si trakt të luftës pa din e as iman kundër meje, që vazhdon prej kaq e kaq vitesh.
Jo Jo, nuk kam pasur lavdi Zotit, asnjëherë probleme të shëndetit mendor. Por sigurisht që nuk ka pasur se si të mos akuzohesha edhe për këtë, nga një katran i madh, me diplomë mjeku, që u hyn në hak deri dhe të sëmurëve më fatkeqë e familjarëve të tyre, duke i përdorur si kategori negative, për llogari të luftës së tij përçudnuese politike”, tha Rama.





