VIDEO/ “Kryeministri më hajvan në historinë e njerëzimit”, momenti kur komentatori shqiptar shpërthen ndaj Albin Kurtit

Të dielën në mbrëmje u zhvillua derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit në “Allianz Stadium”. Bardhezinjtë morën nëj fitore të rëndësishme falë golit vendimtar të Francisco Conceicao që vulosi shifrat 1-0.

Një ngjarje e bujshme ndodhi në Kosovë në momentin që ky takim i rëndësishëm po zhvillohej. Komentatori i “Artmotion”, Andin Lokaj ndërkohë që po komentonte këtë sfidë, tha dhe fjalë të pahijshme kundrejt Liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.

“Veç një dëshirë të madhe e kam sonte, që kryeministri ynë që është më hajvani në historinë e njerëzimit, të mos më dëgjojë sonte, po ta dij që po më dëgjon e ndaloj komentimin edhe iki në shtëpi”, u shpreh Lokaj.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë ia beson “dorës së vjetër” sezonin e ri, merret vendimi për trajnerin

Për veprimin e tij të pahijshëm, televizioni “Artmotion” ka marrë masa ndaj tij duke e hequr nga komentimi i pjesës së dytë, ndërsa pritet të ketë masë ndëshkimore ndaj tij.

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us