A ishte Shqipëria shkaku i ndarjes së Totit dhe Blasit? Apo ‘kafja në shtëpinë e një miku’

Ish-gruaja e futbollistit italian Frençesko Toti, Ilary Blasi, ka publikuar dokumentarin e saj “Unica” në platformën “Netflix”. Dokumentari ka marrë shumë vëmendje dhe Ilary e bëri për të treguar versionin e saj për ndarjen nga Toti.

Momentet e para të prishjes së marrëdhënies mes çiftit, nisën kur Ilary pa nëpër tabloide disa fotografi të Totit në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, kur po luhej finalja e Ligës së Konferencës mes Romës dhe Fejnordit.

Në këto fotografi, pas Totit shikohet një grua që quhet Noemi Broki, për të cilën tabloidet patën raportuar se është e dashura e re e tij.

Pas kësaj ngjarjeje një fotograf ia tregoi Ilarit një fotografi ku shihej Toti nën shoqërimin e një gruaja në një vaskë “jakuzi” gjatë udhëtimin të tij të punës në Monako, para se të nisej të nesërmen në Tiranë. Ilari ka thënë se ajo pastaj angazhoi edhe detektiv pasi nuk ia mbushte mendjen asnjë tabloid se burri i saj po e tradhtonte.

Ndërkohë thotë se Toti ishte bërë shumë nervoz dhe ishte distancuar nga ajo para se tabloidet të shkruanin për lidhjen e tij jashtëmartesore.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Odise Roshi fantastik në Turqi, “rraketa” kuqezi gatuan golin e rradhës

Ylli i futbollit italian pranoi se pati probleme me depresionin pasi doli në pension në vitin 2017 dhe humbi babanë e tij nga Covid-19 në vitin 2020.

Toti pastaj ishte infektuar vetë me Covid, përpara se të pretendonte se kishte dëgjuar “zëra” se Ilary ishte jobesnike.

“Në shtator të vitit të kaluar zërat filluan nëpër Romë: ‘Shiko, Ilari ka një tjetër’. Në të vërtetë, më shumë se një. Nuk e tradhtova kurrë në njëzet vjet, as ajo mua. Por kur mora paralajmërime nga njerëz të ndryshëm, të cilëve u besoj, fillova të dyshoja. Shikova celularin e saj dhe pashë se ishte një person i tretë, i cili vepronte si ndërmjetës midis Ilarit dhe një tjetri. Këtu ishte prova (e çështjes). Faktet. Dhe kjo më çoi në depresion”, kishte deklaruar Toti në vitin 2022.

Ai i kishte thënë Ilaryt që në mënyrë që të qëndronin së bashku, ajo duhet të fshinte të gjitha llogaritë e saj nëpër rrjete sociale, ta linte punën dhe ta ndërpriste kontaktin me shoqen me të cilën kishin shkuar “për të pirë kafe” në banesën e një burri, me të cilin dyshonte se gruaja e tradhëtonte.

Lajme të tjera |  Pas PD-së, Sula u largua dhe nga “Nisma Shqipëria Bëhet”, Lapaj: E hoqëm pasi pyetëm anëtarësinë

Toti gjithashtu kishte deklaruar për shtypin italian se ishte shokuar kur i kishte parë mesazhet e Ilarit me shoqen e saj me të cilën shkuan “për të pirë kafe” në banesën e një burri.

Ky fakt është ende disi i paqartë për shtypin italian ashtu edhe për fansat, sepse dokumentari i Ilarit nuk i shfaq këto gjërat “shokuese” të cilat i përmend Toti t’i ketë parë nëpër mesazhe.

Megjithatë Ilari ka thënë se arsyeja pse ajo deshi të bënte këtë dokumentar, ishte të tregonte të vërtetën dhe se asnjëherë nuk e ka tradhtuar Totin, dhe madje ai as nuk i kishte dhënë shkas kurrë që ta bënte një veprim të tillë.

Ajo gjatë dokumentarit “Unica” tregoi se u acarua shumë pasi pa Totin nën shoqërinë e asaj vajze, teksa po qëndronte në Shqipëri për xhirimin e një reklame.

Ilari dhe Toti u njohën në vitin 2002 dhe u martuan tre vite më vonë. Ata kanë tre fëmijë dhe u ndanë përfundimisht në korrik të vitit 2022

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us