Presidenti ukrainas ka mbajtur sot një konferencë për shtyp ku ka folur rreth luftës me Ukrainë, po edhe konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit. Si ndikon konflikti në Lindjen e Mesme në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, është pyetur Volodymyr Zelensky.
“Kjo është një tragjedi, kjo është një sfidë për Lindjen e Mesme. Por, ne gjithashtu duhet të pranojmë se kemi një luftë në shkallë të gjerë. Rusia ka pasur suksese të caktuara në fushën diplomatike, sepse disa vende kanë filluar të balancojnë se kujt duhet t’i japin përparësi [për mbështetjen] e tyre – Ukrainën apo Izraelin”, pohoi ai.
“Kjo përfundimisht nuk ka një ndikim pozitiv në Ukrainë”, thotë lideri ukrainas, raporton skynews.
Ndërkohë, lideri ukrainas thotë se askush nuk e di përgjigjen e pyetjes nëse vitin e ardhshëm do të përfundojë lufta me Rusinë.
“As ne, as komandantët e ushtrisë nuk e dinë. Ne kemi mendime dhe ide, por që ato mund të jenë larg realitetit”, thotë ai. Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.