Aeroporti i Vlorës përfundon në 2024

Në inspektim ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama

Aeroporti i Vlorës pritet të përfundojë në fund të vitit 2024.

“Me punën në disa fronte njëkohësisht, po mundohemi ta mbyllim në dhjetor të vitit që vjen”, u shpreh zëvendës/kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Në inspektim ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili pa pistën, terminalin prej 20 mijë metrash katrorë.

Punimet vijojnë edhe për kullën e operimit, godinën e zjarrfikësve, hangarëve, ndërtimi i rrugëve lidhëse dhe krejt infrastruktura e fushës aeroportuale.

Me përfundimin e punimeve, aeroporti mund t’i nënshtrohet testimeve për certifikim ndërkombëtar.

Lajme të tjera |  Një makinë për çdo tre shqiptarë, mbi 1 milion mjete rrugore të regjistruara në Shqipëri në 2025, rriten me 91% automjetet elektrike

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us