Deputeti i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka reaguar lidhur me çështjen e dosjes 16 mijë faqe që lidhet me zv/kryeministren Belinda Balluku, duke kërkuar që ajo të bëhet publike.
Në një deklaratë publike, Shehaj shprehet se anëtarët e Këshillit të Mandateve duhet të shkelin ligjin për ta bërë dosjen publike.
“Anëtarët e Këshillit të Mandateve duhet të shkelin ligjin dhe të bëjnë publike dosjen me 16 mijë faqe për Ballukun.
Deputetët duhet ta shkelin ligjin në këtë rast, në interes të qytetarëve. Nuk mund të presim që Rama të lejojë arrestimin e Ballukut sepse ai nuk ka për ta bëre kurrë”, shprehet Agron Shehaj. (TemA)





