Agron Shehaj përgënjeshtron Arben Malajn: Nuk i ofruam post partiak, e kontaktuam si miliona shqiptarë të tjerë

Deputeti Agron Shehaj i është përgjigjur ish ministrit të PS, Arben Malaj, pasi ky i fundit tha se mori një ftesë për të qenë pjesë e partisë së re, Partia Mundësia.

Shehaj shprehet se Partia Mundësia nuk i ka ofruar asnjë post dhe se kjo parti nuk do të ketë asnjë ish ministër apo zyrtar të majtë në strukturat e saj.

“Reagim/ Asnjë ish ministër apo zyrtar i majtë në strukturat e Partisë Mundësia

Partia Mundësia përgënjeshtron shkrimin e ish ministrit socialist Arben Malaj pasi në asnjë rast nuk i është ofruar post në radhët tona.

Partia Mundësia ka nisur një fushatë të hapur publike duke kontaktuar miliona shqiptarë përmes rrjeteve sociale, telefonatave, SMS-ve duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e ndryshimit politik.

Fushatat e hapura dhe ftesat publike për të dhënë kontribut janë një model i hapur e perëndimor por që mesa duket z Malaj nxitoi duke e cilësuar ftesën publike si ofiq partiak.

Ky model i hapur politik na dallon prej të tjerëve dhe falenderojmë mijëra shqiptarët që janë bashkuar për opozitë të vërtetë si dhe stafin e Partisë Mundësia që po bën një punë të jashtëzakonshme për të kontakuar këdo që identifikohet me vlerat e djathta dhe dëshiron të jetë pjesë e këtij projekti politik afatgjatë”, shkruan Shehaj.

Lajme të tjera |  Rama tjetër mesazh kundër protestës nga hoteli luksoz Porto Montenegro: Njëherë na iku topi për shalësh, tani s’bëhet llaf më!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us