Aksident tragjik në Durrës: Automjeti përplas për vdekje një 60-vjeçar

Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, në rrugën paralele me Portin.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësor, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe ambulanca, por fatkeqësisht mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës pa mundur të japin ndihmën e nevojshme.

Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po analizon kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e mundshme për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.

Lajme të tjera |  “Qytetarët ikin jashtë se atje kanë mundësi më të mira”, zv.ministri: Tregu ynë nuk u ofron dot mundësi të gjithëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us