Aksidenti tragjik i merr jetën një 20-vjeçari shqiptar në Itali

Një 20-vjeçar me origjinë shqiptare humbi tragjikisht jetën në mëngjesin e së enjtes, në një aksident në Itali.

Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi në komunën e Revellos, në provincën e Cuneos.

I riu shqiptar udhëtonte me një makinë Audi, kur u përplas “kokë më kokë” me një kamion.

20-vjeçari me inicialet K.G., i cili jetonte në Saluzzo, gjeti vdekjen e menjëhershme.

Për nxjerrjen e tij nga makina u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.

Rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik nuk dihen ende.

Lajme të tjera |  Ilir Baqaj i drejtohet Gjykatës së Lartë, ish-ministri kërkon lirimin duke ofruar garanci pasurore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us