Albana Vokshi akuzon mazhorancën se opozita u pengua të takojë ndërkombëtarët, i përgjigjet Niko Peleshi: Po gënjen

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë seancës plenare, duke thënë se opozita është penguar të takojë përfaqësuesit ndërkombëtarë të Këshillit të Europës që ndodheshin në Tiranë.

“Ajo që ka ndodhur sot është një situatë skandaloze në raportin mes Kuvendit shqiptar me ndërkombëtarët. Sot kanë qenë në Tiranë përfaqësues të Këshillit të Europës dhe opozita është penguar që të takojë reporterët e KiE. Anëtarët e opozitës në këtë delegacion nuk janë njoftuar që të takohen me anëtarët e delegacionit ndërkombëtar,” tha Vokshi.

Menjëherë pas saj, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, hodhi poshtë pretendimet e opozitës, duke i cilësuar të pavërteta.

“Këto janë të pavërteta. Mos ngrini stuhi në gotë. Keni qenë të mirëpritur, të lutem duhet të jesh e saktë. Janë lejuar të gjithë anëtarët, është kërkuar të marrin pjesë edhe zëvendësuesit. Janë ftuar me e-mail zyrtar të gjithë dhe pjesëmarrja ka qenë me dëshirë,” u shpreh Peleshi.

Lajme të tjera |  "Tani jam në pension” - Ish-deputeti demokrat tregon si e flakën nga PD: U përplasa ashpër me Flamur Nokën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us