Analiza/ Takimi për klimën COP28 dhe akuzat për mbështetje për lëndët fosile

Takimi për klimën, COP28, që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, po shënon debate të nxehta ndërsa udhëheqësit diskutojnë lidhur me frenimin e ngrohjes globale.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, shumë aktivistë kanë akuzuar vendin mikpritës se kanë ftuar në takim një numër të madh lobistësh nga industria e nxjerrjes së naftës.

Rreth 70 mijë delegatë po marrin pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike COP28. Mes të pranishmëve ka politikanë, shkencëtarë dhe aktivistë që po mbështesin një sërë interesash dhe idesh. Por debati duket se po përqendrohet tek një pikë kyçe. A duhet të ndalohen tërësisht karburantet me bazë fosile? Qymyri, nafta dhe gazi fajësohen për pjesën më të madhe të ngrohjes globale. Por këto burime janë forca shtytëse e shumë ekonomive, përfshirë vendin mikpritës, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Të dhënat e fundit tregojnë se viti 2023 pritet të shënojë një vit rekord në shkallë globale për emetimet e dioksidit të karbonit. Profesorja Corinne Le Quéré është shkencëtare për klimën me Universitetin e Anglisë Lindore.

“Rritja e ndotjes vit pas vit është përgjegjëse për ndryshimet klimatike. Për sa kohë që emetimet nuk ulen në zero, atëherë ngrohja do të vazhdojë”. Hulumtimet nga një koalicion grupesh mjedisore sugjerojnë se më shumë se 2,400 delegatë në takimin e klimës janë të lidhur me industritë e karburanteve fosile. Eric Njuguna është me koalicionin “Kick Big Polluters Out”.

Lajme të tjera |  Dita e rinisë/ 8 Dhjetori, të rinjtë e PD marshim-protestë në Tiranë: S’kemi luksin të festojmë

“Është shtatë herë më i madh se delegacioni i popujve indigjenë dhe një rritje katërfish nga 636 delegatë që morën pjesë vitin e kaluar nga industria e karburanteve fosile”. Shkencëtarët thonë se emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serrë duhet të ulen me 43 për qind gjatë gjashtë viteve të ardhshme. Por parashikimet aktuale sugjerojnë se emetimet në të vërtetë do të rriten me 9% gjatë së njëjtës periudhë kohore.

“Kjo është arsyeja pse në këtë takim në Dubai kemi nevojë për një angazhim të fortë për t’u larguar gradualisht nga të gjitha lëndët djegëse fosile, përfshirë naftën, gazin dhe qymyrin”, thotë Eric Njuguna me shoqatën “Kick Big Polluters Out”. Të tjerë thonë se kjo nuk është reale dhe se lëndët djegëse fosile do të duhet të jenë mes lëndëve të tjera për prodhimin e energjisë, përfshirë novacionet si tregjet e karbonit dhe kapja e karbonit.

Lajme të tjera |  Këmbanat bien pas 5 vitesh në 'Notre Dame'! Liderët bëhen bashkë në Paris, mes tyre edhe Rama

Presidenti aktual i COP28, Sultan al-Jaber, është njëkohësisht kreu i kompanisë shtetërore të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila planifikon të rrisë ndjeshëm prodhimin deri në vitin 2030.

Ai dëshiron një ulje graduale të lëndëve djegëse fosile në vend të heqjes së tyre në mënyrë graduale. Ai këmbëngul se kjo është mënyra e vetme për të frenuar ngrohjen globale duke lejuar zhvillimin ekonomik. Përballë një vale kritikash zoti al-Jaber mbrojti qëndrimin e tij.

“Jam i befasuar me përpjekjet e vazhdueshme dhe të përsëritura për të dëmtuar punën e presidencës së COP28 dhe mesazhin që ne vazhdojmë të përsërisim kur bëhet fjalë sesa e respektojmë shkencën”, thotë Sulltan al-Jaber, President i COP28.

Kjo ka bërë pak për të qetësuar kritikët e tij.V “Nuk mund të bëjmë lojëra të hartuara për të mbrojtur fitimet e turpshme të shteteve prodhuese të naftës dhe gazit”, thotë ish nënpresidenti Al Gore, aktivist për klimën.

Takimi për klimën, COP28, ka filluar me debate të nxehta. Vëzhguesit thonë se vendi pritës përballet me një sfidë të vështirë për të mbikëqyrur negociatat drejt një deklarate përfundimtare. Qëndrimi i presidentit të takimit është bërë objekt kritikash./VOA/

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us