Anis Mehmeti me sytë nga Premier Liga, shfaqet Guardiola me 11 milionë paund “dhuratë”

Anis Mehmeti vazhdon të shkëlqejë në Championship me fanellën e Bristolit, duke e kthyer falë golave dhe asisteve të tij këtë klub në pretendent për ngjitjen në Premier Ligë. Falë edhe 8 golave e 6 asisteve të mesfushorit ofensiv shqiptar, Bristol e sheh veten në vendin e 8, vetëm 1 pikë larg zonës së play-off dhe 5 pikë larg vendit të dytë që siguron ngjitjen direkt në elitë.

Sigurisht, për të bërë hapin cilësor Mehmeti & Co. kanë nevojë për ndihmë nga merkato e janarit dhe klubi po planifikon disa lëvizje për të afruar lojtarë që t’i japin ekipit shtysën për të tentuar ngjitjen. Klubi ia doli të shkonte në play-off në vitin e kaluar, por nuk kaloi dot Shefilld Junajtid në turin e parë.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ La “gjurmë” te Partizani dhe ka debutuar me Kombëtaren, sulmuesi shqiptar pranë kalimit te klubi elitar në Evropë

Një ndihmë e papritur për të planifikuar lëvizjet e janarit, klubit të Bristol po i vjen nga Mançester Siti. Trajneri Pep Guardiola ka vendosur që të afrojë në radhët e skuadrës së tij Antuan Semenio të Bornmuthit dhe do të paguajë klauzolën e largimit të anësorit të sulmit që në ditët e para të janarit.

Klauzola është 65 milionë paund dhe një pjesë e këtyre parave do të përfundojnë në arkat e Bristolit. Semenio iu bashkua Bornmuthit në vitin 2023 pikërisht nga radhët e Bristolit, për një shifër prej 10 milionë paund. Por klubi aktual i Anis Mehmetit, asokohe vendosi një klauzolë në kontratën e transferimit, duke ruajtur 20% të fitimeve nga shitja e radhës e ganezit.

M aktivizimin e klauzolës prej 65 milionë paund të tij, në arkat e Bristol përfundojnë menjëherë rreth 11 milionë paund, që pritet të përdoren nga klubi për përforcime në merkaton e janarit me objektivin për të arritur elitën, apo edhe për të blinduar me kontrata të reja futbollistët në skadencë, mes të cilëve është edhe vetë Mehmeti.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us