Ashtu edhe siç pritej, Armand Duka ka shtruar rrugën për të marrë mandatin e tij të shtatë në krye të FSHF-së.
Një rast pothuajse unik në botë, ku Duka pritet të thyejë çdo rekord në zgjatjen e mbajtjes së një posti si ai i presidentit të federatës së futbollit
Ai u propozua sot nga Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë, e cila mbajti asamblenë e saj. Edhe në këtë shoqatë, ashtu si më parë, zgjidhen dhe emërohen të njëjtët persona në krye të saj.
Përveç Dukës, në këtë mbledhje të kësaj shoqate – e cila konsiderohet tërësisht nën ndikimin e Armand Dukës – u propozua edhe Lutfi Nuri si kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Armand Duka u zgjodh për herë të parë president i FSHF-së në vitin 2002, duke vijuar më pas në vitet:2006, 2010, 2014, 2018, 2022.
Ndërsa në vitin 2026, pritet të përsëritet e njëjta histori. (TemA)





