Armando Broja do “kokën” e ish ekipit, shqiptarët i vijnë në ndihmë yllit të Kombëtares (DETAJI)

Burnley do të presë në shtëpi Fulham këtë të shtunë, në kuadër të javës së 16-të të Premier League. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Turf Moor”, do të nisë në orën 18:30.

Armando Broja pritet titullar për herë të dytë radhazi, marrë shkas këtu edhe postimin që klubi anglez bëri. Burnley vendosi si “kopertinë” sulmuesin shqiptar, në posterin në prag të ndeshjes.

Ndërkohë që në po të njëjtin postim, shqiptarët, por edhe tifozë anglezë të Burnley s’kanë kursyer komentet pozitive. Të gjithë duken mjaft optimistë, se Broja do të shënojë golin e parë me Burnley, nesër përballë ish-ekipit, Fulham.

Armando Broja do “kokën” e ish ekipit, shqiptarët i

Postimi dhe komentet
Lajme të tjera |  Myrto Uzuni vijon të mbetet jashtë ekipit, rrezikon “përjashtimin” edhe sulmuesi i Premier League (ARSYEJA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us