“As unë s’jam larë si ju”/ U “përball” me krizën e ujit në Vlorë dhe protestën e qytetarëve, Flauers Shoshi emërohet në krye të UKT

Flauers Shoshi është emëruar si drejtori i ri i Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT), pas shkarkimit të Skerdi Drenovës. Ky i fundit u shkarkua nga ky post në ditët e fundti të vitit 2025, pas problemeve të shumta dhe të përsëritura me furnizimin e ujit të pijshëm në kryeqytetet. Prej kohësh, qytetarët e Tiranës kanë roportuar se furnzimi me ujë është kufizuar në vetëm një orë në ditë.

Ndërkohë, Shoshi para këtij emërimi, ka shërbyer si kreu i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve. Vetëm pak ditë më parë, ai u përball me qytetarët e Vlorës, të cilët gjendeshin në krizë për furnizimin me ujë. Ai qëndroi në terren nga afër, krah qytetarëve, ndërsa iu bashkua protestës së qytetarëve vlonjatë, duke iu kërkuar edhe kërkoi ndjesë atyre.

Lajme të tjera |  “Qytetarët ikin jashtë se atje kanë mundësi më të mira”, zv.ministri: Tregu ynë nuk u ofron dot mundësi të gjithëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us