Askush si ai, talenti i Arsenalit thyen rekordin unik në Premier Ligë

Mesfushori i Arsenalit, Maks Doumen është bërë golashënuesi më i ri në historinë e Premier Ligës pasi shënoi në kohën shtesë të fitores 2–0 ndaj Evertonit.

DOUMEN

Në moshën 16-vjeçare, Doumen realizoi pas një vrapimi të gjatë dhe përfitoi nga porta e zbrazët e Evertonit për të dërguar topin në rrjetë, duke e afruar Arsenalin edhe një hap më pranë titullit në kampionatin anglez.

Me këtë gol, Doumen theu rekordin për golashënuesin më të ri në historinë e kampionatit anglez, rekord që më parë mbahej nga Xhejms Vaughan i Evertonit.

Golashënuesit më të rinj në historinë e Ligës Premier:

Maks Doumen – 16 vjeç, 73 ditë

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Pjesë e dështimit në finalet e titullit, Vllaznia merr vendimin e PAPRITUR për trajnerin shkodran

Xhejms Vaughan – 16 vjeç, 270 ditë

Xhejms Milner – 16 vjeç, 356 ditë

Uejn Runi– 16 vjeç, 360 ditë

Rio Ngumoha – 16 vjeç, 361 ditë

Çesk Fabregas – 17 vjeç, 113 ditë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us