Bajram Begaj me banorët në Peqin: Të nxisim, mbështesim dhe promovojmë produktet vendase

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë në Peqin ku u takua me banorë dhe autoritetet vendore. Angazhimi i drejtuesve të zgjedhur dhe i sipërmarrësve për rritjen e mirëqenies sociale përmes projekteve zhvillimore, ishte në fokus të bisedave.

Presidenti Begaj u interesua për jetesën e banorëve të kësaj bashkie dhe nismat e ndëmarra për lehtësirat e veprimtarisë së bizneseve lokale.

Presidenti Begaj zhvilloi një vizitë në kompaninë e ndërtimit “Euroteorema” qe operon prej vitesh në Peqin. Ai ishte dhe në një fabrikë të përpunimit vajit të ullirit si dhe mori pjesë në panairin e banorëve të zonës.

“Gjithçka që ju prodhoni mbetet e kërkuar, sidomos në këtë kohë kur njerëzit po bëhen çdo ditë e më të vetedijshëm për t’u ushqyer në mënyrë të shëndetshme. Shoqëria jonë duhet të ndërgjësohet  që të blejë këto prodhime të shëndetshme”, u shpreh Presidenti Begaj ndërsa vlerësoi ruajten e traditës famljare dhe lokale  të vërejtur në produket bujqësore dhe artizanale të ekspozuara në panair.

Presidenti vlerësoi gjithashtu nxënësit e shkollave të Bishqemit për promovimin e produkteve vendase me programet e tyre të edukimit për ushqim të shëndetshëm.

Sipas Presidentit Begaj, modele të tilla suksesi duhet të nxiten dhe përkrahen, dhe për këtë ai garantoi mbështetjen ndaj banorëve, sipërmarrësve dhe drejtuesve bashkiakë jo vetëm në Peqin por në të gjithë vendin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us