“Bandë muskujsh pa tru”, Rama reagon për herë të parë për dhunën në Zvërnec: Nesër në 10:00, radha ime të flas!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me incidentin e rëndë që ndodhi, më 30 maj, gjatë protestës kundër projektit në Zvërnec, ku punonjësit e shoqërisë private të sigurisë së kantierit ‘Major Security’ goditën me grusht dhe tërhoqën zvarrë njërin prej protestuesve.

Kreu i qeverisë ka përshëndetur Policinë e Shtetit për reagimin, ndërsa i ka cilësuar rojet e sigurisë së kompanisë private “Major Security”, ‘bandë muskujsh pa tru’. Rama shprehet se nuk do të ketë tolerancë për uniformat blu që cënojnë besimin e publikut, duke iu referuar hetimit të nisur ndaj Policisë së Vlorës dhe pezullimit nga detyra të drejtorit vendor të saj, Elidon Çela. Nga ana tjetër sa i përket ndërtimit nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development” dhe projektit, Rama njofton se do të flasë nesër në orën 10:00.

Lajme të tjera |  Bordi i Tranparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ul me 3 lekë naftën dhe benzinën

Edi Rama: Nesër, është radha ime të flas për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, i cili ka qenë në proces për disa vite tani dhe nuk ka absolutisht asnjë lidhje me disa gënjeshtra të mëdha që kanë qarkulluar ditët e fundit. Ndërkohë, përgëzoj udhëheqjen e Policisë së Shtetit për reagimin e tyre të shpejtë dhe të saktë, qoftë ndaj asaj bande muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, apo ndaj drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës. Qasja e re me tolerancë zero ndaj çdo uniforme blu që minon besimin e publikut është e duhura. Për vetë projektin dhe të vërtetat dhe të pavërtetat që e rrethojnë, më shumë nesër në orën 10:00. Live për të gjitha palët e interesuara, sigurisht.

"Bandë muskujsh pa tru", Rama reagon për herë të

Lidhur me ndërtimet kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të Albanian Digital Solution Sh.A. Rama ka sqaruar se shteti nuk ka falur asgjë, pasi ajo tokë nuk i përket shtetit, por ka qenë historikisht pronë private. Kreu i qeverisë u shpreh më 29 maj se investitorët që po hyjnë në këtë biznes janë seriozë dhe marrëveshjet i kanë bërë drejtpërdrejt me pronarët privatë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us