Analisti politik Roland Bejko ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike, duke e cilësuar 8 Janarin si një “njollë turpi” për PD-në dhe për ish-kryeministrin Sali Berisha. I ftuar në “Ora e Fundit”, Bejko u shpreh se Berisha është përgjegjësi kryesor për ndarjen e demokratëve dhe rrudhjen e vazhdueshme të partisë gjatë katër viteve të fundit, duke theksuar se PD është shndërruar në një forcë politike pa ide dhe vizion.
Berisha sot nuk ka çështje thjesht karrigen, Berisha ka hallet familjare, sepse ka një proces gjyqësor që është e përfshirë e gjithë familja e tij, siç është dosja “Partizani”. Nga ana tjetër janë dy dosje të tjera “21 Janari” dhe “Gërdeci”. Berishës nuk i interesojnë fare paratë, por raporti i tij me historinë. Dhe raporti i tij me historinë është që do të mbahet mend për keq. Kanë filluar punët e këqija që ta vënë poshtë, sepse po bëhet një plak i bezdisshëm në PD, ka rënë si gjyle dhe nuk po lë demokratët që të ecin përpara”, tha Bejko.





