Bekim Balaj i lë “targën” rivalëve, sulmuesi shkodran fiton “Topi i Artë 2025”: Titulli është kthyer obsesion te Vllaznia, nuk dorëzohemi deri në fund

Sulmuesi i Vllaznisë Bekim Balaj është shpallur fitues i çmimin “Topi i Artë 2025” për kategorinë e meshkujve. Bomberi shkodran ia ka dalë të triumfojë ndaj rivalëve.

Ka qenë presidenti i FSHF-së, Armand Duka që i ka dorëzuar trofeun 34-vjeçarit. Pas këtij suksesi, ka folur vetë protagonisti: “Dua të falenderojë të gjithë djemtë e Kombëtares për ëndrrën drejt Botërorit 2026.

Falenderojë De Biasin që më dha mundësin të luaj te Kombëtarja për herë të parë. Titulli? Një pritje e gjatë. Fitimi i titullit është kthyer në obsesion.

I shkuam afër vjet, ama nuk dorëzohemi. Do tentojmë deri në fund për ta fituar. Falenderojë presidentin Alban Xhaferi, profesor Edi Martinin dhe tifozët shkodranë”.

Lajme të tjera |  Autor i 8 gola dhe 4 asisteve në Botëror, por u zhgënjye në finale! Leo Messi REAGON për herë të parë: Të krenohemi që arritëm dy herë radhazi deri këtu

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us