Berisha njofton datën e protestës së radhës të opozitës!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thirrur protestën e radhës më 22 mars, duke ftuar mbështetësit e opozitës nga e gjithë Shqipëria të marrin pjesë.

Në fjalimin e tij para parlamentit dhe mbështetësve opozitarë, Berisha u shpreh se kjo protestë është pjesë e asaj që ai e cilëson si “kryengritje paqësore”, duke theksuar se qytetarët duhet të dalin në rrugë deri në arritjen e qëllimit të tyre politik

“Me 22 mars, e gjithë Shqipëria në Tiranë. Të vazhdojmë kryengritjen paqësore gjer në fitore. Me 22 mars, e gjithë Shqipëria në Tiranë.E gjithë Tirana në rrugë. Të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore gjer në fitoren përfundimtare”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us