Berisha tha se do shpërbëjë SPAK, Rama: Noc Rrokun do shkrijë bufi! Jam kundër arrestimit të Veliajt, por nuk e ndaloj unë drejtësinë!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar edhe këtë të martë rubrikën “sy më sy” duke iu përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij për çështje të ndryshme si vota e Diasporës, drejtësia, 21 janari si edhe arrestimi i Erion Veliajt.

Rama tha se ndalimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i panevojshëm, duke shtuar se megjithatë nuk mund të ndalojë ekzekutimin.

Rama, komentoi dhe deklaratën e Sali Berishës për shpërbërjen e SPAK, duke u shprehur se “do shkrijë Noc Rrokun”.

“Jam kundër ndalimit të kryetari të bashkisë së Tiranës, është i panevojshëm për të vazhduar hetimet, Por ama si mund të ndaloj unë ekzekutimin. E pra në këtë vend ka ndodhur nuk ka ndodhur para 100 vjetësh. Ndalimin për 21 janarin e ka bërë një buf kënete që ulëret do shkrij SPAK-un, por do shkrijë Noc rroku.

Lajme të tjera |  Protesta në Tiranë, flet Spiropali: Pushteti duhet të vendos kufij brenda vetes, duhet një marrëveshje e re me Shqipërinë!

Ne duam një drejtësi të pavarur duke parë vetëm drejtë por duam një drejtësi ku prokurori bën detyrën e vet dhe gjykatësi bën arbitrin jo ortakun e prokurorit.  Prandaj është e rëndësishme të kemi zërin kritik, por jo do të të shkrij unë se ti më ke shkrirë mua.

Ama do shkrihesh nëse je i korruptuar dhe nëse je i provuar si i tillë, por jo nuk mund ti thuash dot kurrë një institucioni do shkrihesh se po bën punën tënde, pavarësisht se puna mund të mos jetë gjithmonë e mirë.

Në atë institucion ndodh diçka e paligjshme, ndodh bashkëpunimi me mediat dhe nxjerrja e sekretit hetimor për të intimiduar dhe linçuar njerëz paraprakisht por një gjë është e sigurt. Kjo punë do ecë përpara, që SPAK gjykata speciale dhe sistemi i drejtësisë do kenë gjithë mbështetjen time kur sulmohen në mënyrë agresive personalisht do kenë mbështetjen e qeverisë”, -u shpreh Rama.

Lajme të tjera |  Rama nga Mali i Zi: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us