“Çdo fitore për ne është shumë e rëndësishme në këtë moment”, Atanaskoski: Nuk jam vetëm unë lider te Partizani

Mbrojtësi i “Demave të Kuq” David Atanaskoski u përzgjodh “Lojtari i Ndeshjes” në takimin Teuta – Partizani, e fituar 3 – 2 nga ekipi i Oltijon Kërnajës, java e 11-të e Superiores.

29-vjeçari foli pas ndeshjes, duke kërkuar që kjo fitore karakteri të ndikojë në ecurinë e skuadrës: “E di që jemi pak në një moment të vështirë. Çdo fitore për ne është shumë e rëndësishme në këtë moment.   

Do të vazhdojmë të luftojmë, të punojmë. Të gjithë e dimë se jemi Partizani dhe na kërkohet të fitojmë ndeshjet. Gabimet ndodhin. Kush luan bënë gabime. Nuk jam vetëm unë lider te Partizani”.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ka luajtur me Laçin dhe Kombëtaren shqiptare, ish-sulmuesi i Superiores surprizon me ekipin e ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us