Çmimi i paketave të cigareve shtrenjtohet me 20 lekë!

Ndryshe nga sa parashikohet në ligj, ku akciza e cigareve ndryshon në muajin Janar dhe rrjedhimisht edhe çmimi i shitjes së tyre, këtë vit duke se çmimet e reja janë aplikuar 5 javë më herët.  Janë një sërë markash që kanë bërë një rritje të unifikuar në 20 lekë për paketë. Njoftimi për vendosjen e çmimeve maksimale të shitjes është bërë edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, për shkak të detyrimit që rrjedh nga ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Aktualisht paketa më e shtrenjte në vend aktualisht shitet me çmimin maksimal 380 lekë.

Referuar të dhënave të Ministrisë së Financave, në 10-mujor importi i cigareve u regjistrua në 2665 tonë me një rritje të konsiderueshme prej 109 ton krahasuar më një vit më parë. Ndërkohë që duket se tendenca e kompanive është të rrisin ndjeshëm importet në fund të vitit, për të përfituar më shumë në shitje gjatë vitit të ardhshëm ku çmimet pësojnë ndryshim.
Për duhanin aplikohet një kalendar i caktuar për rritjen progresive të akcizës deri në vitin 2026 që parashikon rritje mesatarisht 250 lekë për kg çdo vit, duke arritur çmimin prej 7250 lekë/1000 fije nga 1 janari 2024. Synimi është dekurajomi i duhanpirjes.
Sipas një studimi të bërë të bërë së fundmi nga DSA (Development Solutions Associates), 1 në 4 të rritur në Shqipëri konsumojnë duhan apo e thënë ndryshe 25 për qind e popullsisë madhore, duke i shkaktuar vetes dëme shëndetësore dhe ekonomike

Lajme të tjera |  Përleshje në burgun italian! Të burgosurit shqiptarë përplasen me grupin rival, plagosen 4 efektivë

Referuar po të njëjtit studim kostot që paguajnë duhanpirësit në Shqipëri nga buxheti familjar si shpenzime shëndetësorë dhe blerje medikamentesh shkojnë në rreth 189.5 milionë lekë në muaj. Ndërsa konsumi në vend arrin në afro 3300 ton.

Gjatë vitit 2022 të ardhurat në buxhet nga akciza e duhanit ishin rreth 28.3 miliardë lekë, duke u listuar si zëri i dytë me peshën më të madhe në të ardhurat totale doganore, pas karburanteve.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us