Ç’po ndodh?/ Pas shkarkimit të Ilir Prodës, largohet edhe kreu i policisë së Tiranës

Ilir Proda është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Vendimi ka qenë i kryeministrit Edi Ramapas protestës së opozitës të shtunën.

Sipas BW, arsyetimi pas shkarkimit të Prodës është “mosgarantimi i rendit dhe sigurisë” gjatë protestës së opozitës, “duke rrezikuar jetën e shtetasve të huaj”.

Kujtojmë se në Vilën 31, ish-rezidencën e diktatorit Enver Hoxha, u regjistruan tensione kur protestues hodhën molotovë dhe fishekzjarrë, teksa brenda ambineteve ndodheshin shtetas të huaj, pasi godina është kthyer në një ambient pritës për artistët.

Sakaq, bëhet me dije se Sokol Bizhga do të komandohet në drejtimin e Policisë së Shtetit. Po ashtu raportohet se nga detyra është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.

Lajme të tjera |  "Ose të hedhin Ramën nga kati i tretë ose të hyjnë në politikë..." - Demalia tregon si mund të rrëzohet qeveria nga protestuesit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us