Ilir Proda është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Vendimi ka qenë i kryeministrit Edi Ramapas protestës së opozitës të shtunën.
Sipas BW, arsyetimi pas shkarkimit të Prodës është “mosgarantimi i rendit dhe sigurisë” gjatë protestës së opozitës, “duke rrezikuar jetën e shtetasve të huaj”.
Sakaq, bëhet me dije se Sokol Bizhga do të komandohet në drejtimin e Policisë së Shtetit. Po ashtu raportohet se nga detyra është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.





