Debati për “mandatin e Ballukut” në konferencën e kryetarëve, Bardhi: SPAK ka regjistruar kallëzim për Peleshin!

Konferenca e Kryetarëve u përfshi sot nga debate mes opozitës dhe mazhorancës për çështjen e shtyrjes së mbledhjes së këshillit të mandateve që do shqyrtonte kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut.

Në debat e sipër, Gazment Bardhi njoftoi Konferencën e Kryetarëve se SPAK ka regjistruar procedimin penal mbi kallëzimin qe ka bere ai në emër të PD ndaj Kryetarit te Kuvendit, për mos mbledhjen e këshillit të mandateve.

Tch shkruans e ka pyetur SPAK nëse ka regjistruar një procedim tillë dhe mori përgjigjen se: “Ne nuk bëjmë komente për deklarata politike”.

Për këtë deklarim të Gazment Bardhit në konferencën e kryetarëve Taulant Balla i tha se është qesharake që përpara se të prisni Kuvendin, në zbatim të nenit 116 pika 4 për ankimimin mbi interpretimin e rregullores, bëhet kallëzim.

Lajme të tjera |  Rama shpjegon Paketën e Maleve nga Thethi: Me 1 euro, merrni hipotekën e tokës së të parëve tuaj

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us