Shqipëria do të luajë sot një ndeshje miqësore ndaj Izraelit, e cila njëkohësisht do të jetë e para për kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit italian Rolando Maran.
Në portë, me shumë gjasa do të jetë Alen Sherri titullar, ndërkohë që në mbrojtje pritet të jetë Mitaj dhe Hysaj nga krahët, e në qendër të ketë hapësirë për dyshen Gjimshiti-Ajeti.
Në mesfushë, me shumë gjasa do të jenë Shehu, Asllani dhe Ramadani që do të jenë më shumë në ndihmë të mbrojtjes, ndërkohë që më i avancuar, pritet të jetë Nedim Bajrami, në rolin e organizatorit i cili është në balotazh me Anis Mehmetin.
Dyshja e sulmit, me shumë gjasa do të përbëhet nga Armando Broja dhe Myrto Uzuni, megjithëse edhe Daku është një alternativë për ta nisur titullar. Ditën e sotme, trajneri pritet të ndajë përfundimisht edhe formacionin duke qenë se ka dilema deri në momentin e fundit, jo vetëm për titullarët, por edhe për skemën të cilën do të përdorë.







