Debutoi me dopietë te Partizani, sulmuesi kolumbian reagon pas fitores “thriller”

Skuadra e Partizanit mori një fitore të “çmendur” ndaj Teutës në transfertë. Edhe pse “Demat e Kuq” e mbyllën pjesën e parë në disavantazh të dyfishtë, kryeqytetasit u “zgjuan” në fraksionin  e dytë dhe “ç’montuan” Teutën e Enkeleid Dobit, duke përmbysur rezultatin nga 0 – 2 në 3 – 2.

Sulmuesi kolumbian Diego Contreras debutoi me dy golat të shënuar dhe karton të kuq, ndërsa Rrok Toma shënoi golin e fitores. Contreras ka reaguar në rrjetet sociale pas sigurimit të 3 pikëve për Partizanin:

“Lavdi dhe nder i takon Zotit. I lumtur për debutimin tim dhe për 2 golat, por mbi të gjitha i lumtur sepse arrita ta ndihmoj ekipin tim të marrë një fitore. Kjo është për të gjithë ekipin. Le të shkojmë për më shumë! Hajde Partizani”.

Lajme të tjera |  "E përgatitëm ndeshjen për të sulmuar kundërshtarin, por pastaj...", Ylber Ramadani për "frymën" te Kombëtarja: Jemi gjithë bashkë, fitojmë përballë Luksemburgut

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us