Debutoi te Kombëtarja 19 vjeç, mbrojtësi shqiptar përkrahë ish-trajnerit që i besoi “verbërisht” te kuqezinjtë (FOTO)

Ishte vetëm 19 vjeç e 4 ditë kur mbrojtësi Elseid Hysaj debutoi me Kombëtaren, miqësoren ndaj Gjeorgjisë në shkurt të 2013. Gianni De Biasi në atë përiudhë trajneri i Shqipëisë, i besoi në Kombëtare një djaloshi të ri, pa bujë në arenë e futbollit europian, por me premisa të mëdha.

Nën urdhërat e De Biasit, Hysaj u kthye në lojtar të rëndësishëm në prapavijë. Në një “story” të fundit në rrjetet sociale, mbrojtësi i Lazio-s është shfaqur përkrahë Gianni De Biasit me frazën:

“Sa kujtime të bukura”. E qartë se respekti është i ndërsjelltë mes tyre, duke e mbajtur ende “gjallë” arritjet te Shqipëria, aty ku kulmoi me pjesëmarrjen për herë të parë në një Kampionat Europian, “EURO 2016”.

Debutoi te Kombëtarja 19 vjeç, mbrojtësi shqiptar

“Story” i Elseid Hysaj
Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë ia beson “dorës së vjetër” sezonin e ri, merret vendimi për trajnerin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us