“Der Standard”: Rama – Meloni, një marrëveshje e pistë për emigrantët

Në të ardhmen, emigrantët e shpëtuar nga roja bregdetare italiane nuk do të dërgohen më në Itali, por në qendrat e migracionit në Shqipëri. Herbert Kickl, si Ministër i Brendshëm, u përpoq më herët të bindte Shqipërinë të ngrinte kampe për të dëbuarit në Tiranë në 2018-ën, por ata thanë qartazi “jo”. Kryeministri Edi Rama theksoi: “Shqipëria nuk do të jetë kurrë vendi ku vendet shumë të pasura krijojnë kampe për të hedhur emigrantët”. Tani gjërat janë padyshim ndryshe.

3 javë më parë, Rama nënshkroi një protokoll me homologen e tij italiane Giorgia Meloni që do të sillte emigrantët nga Mesdheu në Shqipëri për t’u mbajtur më pas në “paraburgim administrativ” në “qendrat e përpunimit të emigracionit”. E ardhmja e tyre më pas nuk është as e përcaktuar në marrëveshje.

Lajme të tjera |  Rrëfimi i Bashës për "21 Janarin": Më erdhi informacioni që të vr*ret ishin anëtarë të Policisë së Shtetit

Sipas avokatëve, Protokolli Meloni – Rama është i paligjshëm dhe antikushtetues për shumë arsye, si për shembull sepse cenon sovranitetin e Shqipërisë. Rama, i cili po sillet gjithnjë e më autoritar në Shqipëri, e paraqiti të gjithën këtë si një nder, sepse në vitin 1997 Italia pranoi shumë shqiptarë që po iknin nga dhuna dhe anarkia. Në Shqipëri në veçanti, është e rëndësishme që shteti i së drejtës të mos cenohet më tej nga marrëveshjet e pista si ajo me Italinë.

Për BE-në, sundimi i ligjit në vendet kandidate duhet të jetë prioriteti kryesor. Ideja për të sqaruar statusin e emigrantëve në mënyrë ekstraterritoriale dështoi edhe në Gjykatën e Lartë në Britaninë e Madhe. Gjykata Kushtetuese e Tiranës duhet ta parandalojë tani këtë marrëzi. ©Adelheid Wölfl për Der Standard. Përshtati në shqip LAPSI.al

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us